Loading...

Blerja e votës:Kush është deputeti i LSI-së që është vënë nën hetim!

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin dhe Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik filloi procedimin penal ndaj drejtorit të Spitalit Rajonal të Beratit.

Hetimi nisi pas provave dhe denoncimeve se ai ka bërë presion ndaj administratës së spitalit për të marrë vota në favor të LSI-së.

Mirëpo, nuk është vetëm drejtori nën hetim, pasi hetimi ka nisur edhe për deputetin e LSI-së, Gledion Rehovica.

Ai akuzohet gjithashtu se ka bërë presion për votën e zgjedhjeve të 25 qershorit.

DEKLARATA

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar

Sot në datë 05.06.2017, Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi bazën e një denoncimi, filloi procedimin penal për shtetasin I.F, pasi duke qenë në funksion publik të Drejtorit Rajonal të Spitalit Berat, në bashkëpunim me disa punonjës të këtij spitali dhe deputetin e zonës G.R., kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit aktive në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Përdorimi i funksionit publik në veprimtari politike ose zgjedhore”, vepra penale të parashikuara nga nenet 328 dhe 328/a të Kodit Penal.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com