Loading...

Çfarë ndodh nëse PD humb zgjedhjet? Basha jep përgjigje.

[sgmb id=”1″]

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar sonte në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka folur për takimin me Kryeministrin Edi Rama, por dhe shkarkimet e drejtorëve të LSI, gjatë ditëve të fundit.

Ndryshe nga kreu i qeverisë, i cili gjatë intervistës së të enjtes, po në “Opinion”, tha se në takimin e fundit që bëri më Bashën ishte i bindur se do të dilte me marrëveshje, kryeopozitari u shpreh sonte se nuk e priste që mes tyre të kishte një zgjidhje.

Ta them hapur, nuk mendova se do të shkonin drejt një marrëveshje. Unë kisha konsumuar dy raunde me të, pozicionet ishin të kristalizuara. Kishim pranuar pa kushte, ishte Rama që nuk kishte pranuar paketën McAllister Plus. Ishte një negociatë e vështirë, qëllimi im në emër të opozitës që kishte 90 ditë në çadër të opozitësIshte që kjo marrëveshje të mos mbetej vetëm për zgjedhjet, por një marrëveshje politike dhe t’i hapte rrugë reformave të mëdha dhe të domosdoshme për ta shndërruar Republikën e politikanëve në Republikë të qytetareve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com