Loading...

Ra nga anija në det, britanikja lundron 10 orë në ujërat e ftohta të Adriatikut, ekspertët: Si bëri Yoga dhe këndoi për të shpëtuar

Një 46 vjeçare nga Anglia, u shpëtua nga roja bregdetare në Kroaci pas 10 orësh qëndrimi në det. Kay Longstaff po udhëtonte nga Venezia për në Dubrovnik më anijen turistike ‘Norëegian Star’.

Gjatë mesditës ajo po shijonte udhëtimin e saj për në Dubrovnik me miqtë e saj duke pirë.

Miqtë e 46 vjeçares pas kërkimeve të shumta dhanë alarmin për zhdukjen e saj.

Zhdukja e saj në mesnatë bëri bujë të madhe në ekuipazhin e anijes të cilët filluan menjëherë kërkimet e gruas në bord.

Pas shumë e shumë kërkimeve, Kay Longstaff , nuk ndodhej në anije.

Në orët e para të mëngjesit ajo u gjet nga roja bregdetare kroate. Gruaja ishte mirë nga ana shëndetsore por ndjehej shumë e dobët.

Në një intervistë për mediat e huaja ajo shpjegoi se si kishte rënë nga anija dhe qëndrimin në det për 10 orë përpara se roja bregdetare kroate të mund ta shpëtonte atë.

Një nga pjestarët e ekuipazhit që e shpëtoi atë tha: ‘Ajo praktikoi Yoga gjë e cila e ndihmoi atë të ishte e qetë. Ajo këndonte që të mos ndjente të ftohtë në det gjatë natës”.

Autoritetet thanë se ishte një mrekulli që britanikja ishte gjallë dhe për më tepër të qëndronte për rreth 10 orë në ujrat e ftohta të detit Adriatik. Tani ajo ndodhet shëndoshë e mirë në spital ku po merr dhe ndihmën shëndetsore nga mjekët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com