Një ligj kalimtar i sponsorizuar nga Ambasada Amerikane do të kalojë imediatisht me 3 shtator që në seancën e parë parlamentare. Rezymeja e ligjit është e thjeshtë:”Kalim i kompetencave të zgjeruara për një periudhë tranzitore Prokurores së Përgjitheshme në detyrë znj.Arta Marku.”.
Këto dispozita do t’i japin të gjithë kompetencat që ka pasur paraardhësi i saj Adriatik Llalla. Deri më sot Arta Marku pa asnjë logjikë juridike është anatemuar politikisht nga opozita kur vetë ajo ka votuar limitimin e kompetencave të PP, duke e kthyer atë gati honorifik. Por duket se kjo nuk funksionoi sidomos në kontekstin kur nga institucionet më të rëndësishme juridike të vendit vetëm Prokuroria e Përgjithshme nuk është në kolaps.
Kësaj situate znj.Marku po i pregatitet denjësisht. E vetmja zyrtare e lartë e vendit së bashku me dy prokuroret Elizabeta Imeraj e Donika Prelaj që nuk kanë shkuar në pushime po pregatisin ekzekutimin e dosjeve VIP të cilat do trondisin kënetën politiko-oligarkike pas 3 Shtatorit.
Një operacion flash me prokurorë të sigurtë dhe skuadra profesionale policore e monitoruar nga specialistë të huaj të fushës se antikrimit do ketë vend kryesisht në kryeqytet dhe në disa rrethe kryesore të vendit.
Përveç familjeve kriminale, pjestarë të të cilave do shkojnë pas prangave flitet se do arrestohen zyrtarë të lartë e ish zyrtare. Po ashtu dosje të tjera janë në duart e organit të akuzës për milionerët që kane bëre transferta të dyshimta kryesisht ato me Kremlinin. Natyrisht do të jenë Gjykatat që do thonë fjalën e fundit, por monitorimi i gjyqtarëve do të jetë i rreptë në çdo rast.
Arta Marku si gjithmonë e heshtur dhe ftohtë duket se do ta justifikojë pritshmërinë e publikut. Principi i saj i deklaruar dhe përpara bashkëpunëtoreve të saj të ngushtë është:“Librat e shenjtë për ne sot do të jene ligji dhe vetëm ligji.”/Pamfleti