Loading...

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të diktaturës, aktivitete në Tepelenë

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare do të nderohet në Tepelenë, më 23 gusht,

Të mbijetuar, përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe shoqëria civile, dhe artistë shqiptarë do të përkujtojnë këtë ditë me disa aktivitete të organizuara në nder të kësaj dite. Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se kjo ditë do të vijë e organizuar me ekspozitë, nderim të të mbijetuarve si dhe muzikë.

Ndërkaq, dokumente arkivore të dhjetëra dosjeve që dokumentojnë përndjekjen e ish-Sigurimit të Shtetit në zonën e Tepelenës, ato të kryengritjes së Zhapokikës, përndjekjes së klerit, dosjet e Sigurimit të ish-kampit të Bënçës, indekset alfabetike të përndjekjes në Tepelenë, dosja e Trifon Xhagjikës, Neim Pashës, Zenel Shehut, Selahudin Totos dhe dhjetëra të tjera, do të jenë pjesë e ekspozitës që do të zhvillohet në Tepelenë.

Aktivitetet:

Në orën 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tepelenë do të jetë simpozium, ekspozitë dokumentare “Përndjekja komuniste në Tepelenë”, puna e detyruar në diktaturë.

Ceremoni: ora 18:00, ish kampi i internimit. Nderimi i të mbijetuarve nga presidenti Ilir Meta

19:30 “Art”, edhe muret kanë veshë

21:00 muzikë me tre musketierët( Elton Deda, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi) “Asgjë sikur dielli”. /atsh

https://www.facebook.com/MemoAlbania/videos/481330225669433/?t=0

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com