Loading...

Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, pranga tre shoferëve në Vlorë

Tre shoferë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, “Drejtimin e automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas policisë të arrestuarit janë Enrik Gjishti, 23 vjeç, pasi po drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targa EY 849 JP, nën efektin e pijeve alkoolike. Graciano Zepaj, 26 vjeç, i cili drejtonte mjetin tip Mercedes Benz me targë AA 817 RC, pa leje drejtimi përkatës.

Gjithashtu i arrestuar është dhe Albert Buzra, 37 vjeç, banues, i cili duke udhëtuar në aksin rrugor Dërmish-Bogaz, me mjetin tip Ford me targa TR 8098 P nën efektin e pijeve alkoolike , ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka goditur mjetin e parkuar tip Volskëagen me targa AA 612 FR.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com