Loading...

Rrëfimi i Bashës: Si ika në Holandë me 20 dollarë në xhep.

[sgmb id=”1″]

Aty ku shkova unë, shkova një çun shqiptar, 19 – vjeç, me 20 dollarë në xhep. Prindërit këtu nuk kishin mundësi. Kam shkuar me 20 dollarë në xhep dhe një bursë të pjesshme të fondacionit për studentët shqiptarë në Holandë. Dhe këtu në këtë vend arrita të çaj. Përse? Për shkak të punës dhe talentit tim arrita të çaj dhe të bëhem i suksesshëm. Nuk pata asnjë lëmoshë, nuk më fali askush asgjë. Nuk qe nevoja të futesha nëpër zyra, të servilosesha, të bëja mik dikë”, ka qenë ky rrëfimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në studion e emisionit “Opinion”.

Duke kujtuar momentin kur u largua nga Shqipëria për të studiuar jashtë vendit dhe përpjekjet që bëri që në moshë të re, Basha u shpreh se në atë vend sistemi të garanton të ecësh nëpërmjet meritës e kjo është pikërisht lufta që bën sot për rininë shqiptare.

“Sistemi atje të garanton që të ecësh në bazë të meritës. Kjo është lufta që unë bëj sot. Që çdo shqiptar dhe në veçanti rinia, këtej e tutje, sigurisht nuk do të vijë brenda natës ndryshimi, po do vijë dhe po vjen, të mos ketë nevojë të bëjë asnjë akrobaci në jetën e vet, por në bazë të meritës të çajë përpara. Ky është sistemi që do të ndërtojmë bashkë. Do marrë pak kohë, nuk do të bëhet brenda ditës, por vullneti im dhe i shqiptarëve dikton që kjo do të ndodhë”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com