Po rikthehet në identitet një prej monumenteve më të rëndësishëm të kulturës islame në jug të Shqipërisë.
Vijon puna në Xhaminë e Gjin Aleksit, Delvinë për t’i rikthyer shkëlqimin që meriton e për ta shndërruar në destinacion turistik të denjë për turistët vendas dhe të huaj që së fundmi monumentet e trashëgimisë kulturore të vendit tonë i kanë kthyer në atraksione të preferuar gjatë këtij sezoni veror.
Xhamia e Gjin Aleksit është një perlë e arkitekturës por edhe e trashëgimisë sonë kulturore, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj – një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.
Ajo ndodhet, në fshatin Rusan të Delvinës është ndërtuar rreth viteve 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.
Objekti është monument kulture i kategorisë së parë.Është një nga objektet që përmban gërshetim kulturash nga ajo vendase, në atë postbizantine, e deri otomane.Kjo xhami ka qënë e famshme për akustikën e saj të veçantë. /atsh