Agjencia Inteligjente e SHBA-së, CIA, më 16 gusht ka publikuar Facbook-un e ri, apo hartën e informacioneve zyrtare mbi çdo shtet të botës, në faqen e saj të internetit. Në ballinën e faqes së saj të internetit, CIA bën të ditur se Facbook-u i ri është përditësuar me informacione të reja mbi gjendjen politike, ekonomike e gjeopolitike të çdo shtetit. Ajo që bie në sy në faqen për Shqipërinë, është se kur flitet për misionin diplomatik të SHBA-së në Tiranë, shkruhet e bardhë në të zezë se Donald Lu është ambasador në Shqipëri.
Ka shumë gjasa që gjithçka të mos jetë një lapsus redaktimi, por një informacion i tërhequr nga Departamenti i Shtetit.
Edhe pse Presidenti Trump ka emëruar si ambasadore në Tiranë, diplomaten Kathlyn Kavalec, kjo e fundit ende nuk ka marrë konfirmimin nga Senati i SHBA-s.
Në seancën e të enjtes pasdite me orën amerikane të komisionit të jashtëm të senatit papritur është anulluar paraqitja e zonjës Kavalec siç ishte planifikuar në axhendën e mbledhjes ku dëshmuan vetëm kandidatët për ambasadorë në Kosovë, Malin e Zi, Slloveni dhe Moldavi. Burime brenda Departamentit të Shtetit flasin se refuzimi i zonjës Kavalec nga senatorët republikanë ka të bëjë me publikimin e skandalit të e-maileve të saj me një nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë Bruce Ohr dhe hartuesin e dosjes së spiunazhit ndaj presidentit amerikan, britanikun Christofer Steele.
Krahas publikimeve të e-maileve të saj ka rezultuar që zonja Kavalec po ashtu ka qënë një nga donatoret e ish rivales së Trump Hillarry Clinton në fushatën presidenciale të vitit 2016. Emri i saj është pjesë e një liste zyrtare emrash që janë thirrur të dëshmojnë në Kongres nga republikani Devin Nunes për keqpërdorimin e pozitës së tyre shtetërore dhe për mbledhje të dhënash të rreme që e lidhin presidentin me rusët dhe ndërhyrjen e tyre pro Trump gjatë fushatës.
Ditet e fundit pas thellimit të hetimeve të kongresit amerikan kanë dalë në dritë komunikimet me e-mail që zonja Kathleen Kavalec zëvendësja e Viktoria Nuland në administratën Obama kanë patur me një nga drejtuesit e Departamentit të Drejtësisë Bruce Ohr ku ajo ka shkruar informacione mbi ruso-amerikanin Simon Grigorievich Kukës, zv president i kompanise së naftës dhe gazit Yukos që kishte dhënë më shumë se 250 mije dollarë për fushaten e Trump për president.
Bruce Ohr është thirrur të dëshmojë përpara Kongresit më 28 gusht për bashkëpunimin me autorin e dosjes anti Trump Christopher Steele. Eshtë konfirmuar se zonja Kavalec e ka takuar për herë të parë manjatin amerikano-rus të hidrokarbureve në vitin 2014, ndërsa në e-maile rezulton se ajo ka patur takime me Christopher Steele. Mediat amerikane aludojnë se pasi është njohur me faktet e reja presidenti Trump mund ta tërheqë kandidaturën e zonjës Kavalec si ambasadore në Shqipëri përsa kohë është në hetim për dëmtimin e fushatës së tij në zgjedhjet presidenciale.
Kavalec në Shtator duhet të rrëfehet përpara kongresit për hetimet e nisura ndaj zyrtarëve të lartë që kanë keqpërdorur pozitën shtetërore në ndihmë të ish kandidates presidenciale Hillary Clinton.
Ende nuk dihet nëse Donald Trump do të tërheqë vendimin për emërimin e Kavalec si ambasadore në Tiranë. Gjithçka do të vendoset në vjeshtë dhe deri atëherë në krye misionit diplomatik amerikan në Tiranë do të jetë Donald Lu./korrieri