Loading...

Dy të rinj shqiptarë zbulohen nga karabinierët, kishin kthyer malin në zonë për…

Dy të rinj shqiptarë kanë tentuar që të kthejnë malet e Italisë si ato të Shqipërisë duke u përshtatur zonë pyjore për kultivimin e bimëve narkotike. Por aventura e tyre ka marrë fund pas zbulimit nga policia.

Ata ranë në pranga e karabienierëve italianë pasi kishin mbjellë një plantacion me kanabis në një pyll afër lumit Po. Sipas policisë italiane, të arrestuar janë Artur Kurti dhe Masimo Vlashi, 28-vjeçarë nga Shqipëria, që mediat e vendit fqinj se ishin të pastrehë. U kondfiskuan 291 bimë marijuanë dhe një sasi e thatë gati për shitje.

Dyshohet se dy shqiptarët janë punëtorë të plantacionit, por hetimet do të tregojnë nëse janë pjesë e një grupi më të fuqishëm kriminal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com