Të fortët me makina të shtrenjta zakonisht nuk pyesin për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor. Duke përfituar nga shpejtësia që u lejon makina ta kryejnë parakalime në vende të gabuara. I tillë ka qenë dhe rasti i një “të forti” me makinë super të shtrenjtë “Range Rover”, i cili ka kryer parakalim në një kthesë. Kjo është kapur nga Policia Rrugore me anë të një droni.
Në videon, drejtuesi i mjetit në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”. Me dron do të evidentohen edhe shkeljet e tjera, si respektimi i përparësisë në rrethrrotullime, distanca e sigurisë mes mjeteve etj. Vendet ku monitorohet me dron janë të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.
Per te pare videon klikoni KETU