Një ditë më parë, Partia Demokratike lëshoi akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ky i fundit u akuzua se kishte lidhje me trafikantin e arrestuar në Greqi, Edmond Bego.
Balla i fton përfaqësuesit e opozitës që të ngrënë akuzë ndaj tij nëse kanë fakte, duke thënë se e gjitha duket si një shfaqje teatrale.
Reagimi i Ballës
Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Lulzim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e Lulzimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale Lulzim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj.