Teksa ndodhen në kulmin e tensioneve per shkak te pastorit amerikan qe mban ne qeli Ankaraja, nje lajm i keq vjen nga Turqia, aty ku eshte sulmuar ambasada e SHBA.
Sulmi ka ndodhur nga një person i armatosur i paidentifikuar qe qëlloi disa herë drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin turk, Ankara nga një makinë në lëvizje, duke shkatërruar një dritare. Policia po kërkon të dyshuarin. Fatmirësisht askush nuk u plagos gjatë sulmin, raportojnë mediat lokale.
Të shtënat ndodhën rreth orës 5:00 me orën lokale. Pesë ose gjashtë të shtëna armësh u dëgjuan pranë kabinës së rojës së sigurisë në portën 6 të ambasadës. Ato erdhën nga një makinë e bardhë që kaloi dhe u arratis para se të fiksohej targa e saj.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kërkimi për makinën dhe të arratisurit po vazhdon.
Sulmi vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis aleatit të NATO-s, SHBA-ve dhe Turqisë po përkeqësohen me shpejtësi pas arrestimit të pastorit amerikan Andreë Brunson në Turqi.