Një punonjëse policie ka bërë një gjest human duke i dhënë gji një foshnje të kequshqyer.
Fëmija i vogël ishte sjellë në spital nga prindërit dhe qante pa pushim.
Policja, një nënë e re, nuk u mendua dy herë dhe e mori për ta ushqyer me gji deri sa ajo pushoi së qari.
Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, Argjentinë, kur foshnja u soll në spital.
“Vura re se ishte i uritur sepse fuste dorën në gojën e tij, kështu që kërkova ta përqafoja dhe ta ushqeja. Ishte moment i trishtueshëm, m’u thye zemra duke e parë të qante. Shoqëria duhet të jetë e ndjeshme ndaj çështjeve që prekin fëmijët, nuk mund të vazhdojë të ndodhë”, tha ajo.
Sipas medias lokale, fëmija është vëllai më i vogël i gjashtë vëllezërve e motrave nga një nënë beqare që ishte në një situatë të vështirë ekonomike.