Jam mërzitur aq shumë nga pushimet në jug këtë verë. Do pyesni më të drejtë, po çfarë ndodhi? Më erdhi zor nga vetja që nuk i kisha marrë me vete tualetet, takat më të larta të gardërobës, fustanet super skinny që më tregojnë format, pra kisha harruar çdo gjë në Tiranë.
Çdo ditë që dilja në plazh ndihesha si mos më keq, pa grim, me flokët model “mëngjesi”, me rrobat e banjës që ka vite që nuk i ndërroj.
Vajza që kisha pranë me shezllon më dukej sikur i ndërronte 2 herë në ditë. Dhe mirë bënte fundja, kishte ardhur me qëllime të qarta jo si unë, që i vetmi mashkull që më fliste ishte ai djali që donte lekët e shezllonit.
Do mendoni me vete “kjo qenka një e shëmtuar edhe shkruan nga zilia”. Edhe kjo mund të jetë. Unë në jetën e përditshme jam një vajzë që kurohem në detaje, ama kur shkoj në plazh preferoj të qëndroj pa grim, me flokët në kapjen e parë që më bën dora, rrobat i preferoj sa më të rehatshme dhe takat i kam lënë në Tiranë.
I kam “zili”ato vajza që nuk pushojnë as në plazh nga tangërllëku… Po ti cila nga të dyja je? Unë apo ajo vajza tjetër?