Loading...

“Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, shkrimtari i përvishet keq analistit: Je mercenar…

Deklarata e analistit nga Kosova, Baton Haxhiu se, është pro shkëmbimit të territorit me Serbinë, ka sjellë mjaft reagime negative në drejtim të tij. Një prej tyre është shkrimtari, Agron Tufa, i cili shprehet se Kosova nuk ka qenë ndonjëherë shtëpia e Haxhiut. Pasi ky mendon që një pjesë e veriut të Kosovës duhet dhënë Serbisë.

“Nëse Baton Haxhiu perserit “Veriu i Kosovës i duhet dhënë Serbisë”, edhe unë po përsëris: “Lëreni Batonin t’ia japë Serbisë veriun dhe jugun e erzit të shtëpisë” (Kosova nuk ka qenë ndonjëherë “shtëpia” e tij: tradhëtarët e mercenarët nuk kanë atdhe!)”, tha Tufa.

Sidoqoftë, në një intervistë të Baton Haxhiut dhënë gazetës MAPO, ka konstatuar se korrigjimi i kufijve nënkupton që edhe Kosovës do t’i hiqet një pjesë.

Haxhiu është analisti i vetëm në Kosovë që po përkrah idenë e Hashim Thaçit për “korrigjim të kufijve”. Të dy njihen për raportet e tyre miqësore. Madje javën e kaluar Thaçi e Haxhiu kishin kaluar një vikend në bregdetin e Shëngjinit.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com