Loading...

Arrestohet nje 48-vjecar i shpallur ne kerkim/Emri

Një 48-vjecar i shpallur në kërkim prej vitesh në Shqipëri është arrestuar mbrëmë nga policia greke. Bëhet fjalë për Edmond Bego, 48 vjeç, i dënuar me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge dhe i njohur për lidhje me politikën.

Kete lajm e ka komentuar sot edhe nënkryetari i PD-së Edi Paloka, i cili ne nje deklaratë për mediat në selinë e Partisë Demokratike, tha se ai ka lidhje dhe mbeshtetje me njerez te pushtetshem.

“Mbreme vonë u mësua se policia greke ka arrestuar një prej eksponentëve të krimit të organizuar, anëtarit të bandës së Aldo Bares, i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, biznesmenin e lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës të quajtur Edmond Bego.

Pavarësisht se ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, trafikanti ndërkombëtar i drogës, anëtar i bandës se Aldo Bares jetonte i lirë në Shqipëri ku drejtonte edhe një biznes ndërtimi nën mbrojtjen politike të kësaj qeverie.

Nëse Edmond Bego nuk do ishte nisur me pushime në Greqi sot shqiptarët nuk do dinin se një kriminel i rrezikshëm ka vazhduar të pasurohet lirisht duke u lidhur direkt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm në vend edhe pse ishte i dënuar për trafik ndërkombëtar droge në Itali”, tha Paloka.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com