Një shqiptar 34-vjeçar, me dokumente të parregullta i njohur për policinë italiane për krime të ndryshme, u arrestua më 11 gusht. Akuza ndaj tij, ishte “hyrje e paligjshme në vend, si pasojë e dëbimit gjyqësor”.
Shqiptari aktualisht jetonte në Ravenna, dhe u pikas në Viale dei Pini Zadina, pasi ishte në shënjestër të shërbimit të emigracionit të paligjshëm.
Hetimet provuan se ai ishte kthyer në mënyrë klandestine në territorin italian, pasi atij i ishte refuzuar hyrja dhe qëndrimi në Itali, për një periudhë 5-vjeçare. Ky vendim ishte marrë nga Gjykata e Forlì-t në 21 dhjetor 2015. Dënimi i dëbimit, kishte zëvendësuar dënimin me një vit burg për krim të ngjashëm (ri-hyrje klandestine në territorin kombëtar) të kryer më parë.
Gjykatësi Lisena (prokurori publik Lucia Spirito) e ridënoi atë me burgim prej tetë muaj burgim, të cilin e zëvendësoi me dëbim. Masa u krye të martën e kaluar, kur u mor nga personeli ushtarak në kufirin ajror të Bolonjës, ku ai u hip në një aeroplan për në Shqipëri. Përgatiti, SYRI.net