Loading...

De Biasi lë Shqipërinë, zbulohet klubi që do të drejtojë!

[sgmb id=”1″]

Gjatë këtyre ditëve po flitet shpesh se trajneri Gianni De Biasi do të largohet nga stoli i kombëtares shptare. Zërat për largimin e teknikut italian nga kuqezinjtë bëhen më të besueshme kur vijnë nga vendi i tij, nga Italia.

Alfredo Pedulla, eksperti i merkatos në “Sportitalia” ka zbuluar se De Biasi do të largohet drejt skuadrës kineze të Tianjin

Teda. Sipas tij, ndeshja kundër Izraelit do të jetë e fundit për De Biasin në stolin kuqezi.

Trajneri italian pritet të pranojë ofertën e skuadrës kineze, ku sigurisht që do të fitojë shuma marramendëse, teksa do t’i japë fund bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit, me të cilën ka kontratë deri në përfundim të eliminatoreve “Rusi 2018”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com