Loading...

Do qani! Një nënë e dëshpëruar e mbajti fëmijën e saj në ujë për ditë të tëra…

Shtatzënia është një nga fazat më të bukura që një grua mund të përjetojë dhe që nga fillimi, ajo është e pushtuar nga lumturia dhe gëzimi, por edhe nga shqetësimet. E çdo prind do më të mirën për fëmijën e tij.

Stephanie Smith, një grua 35-vjeçare, ka menduar për diçka që asnjë prind nuk do të mendonte kurrë, ajo ka shpresuar në vdekjen e djalit të saj në mënyrë që ai të mund më në fund të shpëtonte nga vuajtjet.

Shumë e kanë gjykuar, por pas kësaj lutje fshihet një histori shumë e trishtë.

ShkodraNews shkruan se Stephanie ishte një mjeke dhe, gjatë karrierës së saj, asaj i është dashur të merrej me një numër të pafund të rasteve të zemrës, por kurrë nuk e imagjinonte se diçka e keqe mund t’i ndodhte djalit të saj.

Fëmija vuante nga një sëmundje që do ta dënonte atë me një jetë plot dhimbje dhe vuajtje.

Tortura e vërtetë për këtë grua ishte ta shikonte çdo ditë fëmijën e saj të vuante pa qenë në gjendje të bëjë asgjë për të, të ishte në gjendje për të qetësuar agoninë e tij.

I vogli, Isaia Quinn vetëm tre muajsh vuante nga një sëmundje e cila e zhyti Sthepanie-n në dhimbje e dëshpërim, sepse askush nuk ishte në gjendje për të gjetur një kurë.

E gjitha filloi me një skuqje të lehtë të faqeve, por me kalimin e ditëve u bë keq dhe më keq, duke shkaktuar problemeve në lëkurën e foshnjës dhe qarkullimin e gjakut.

Isaia i vogël ishte vizituar nga një pediatër, i cili e kishte diagnostikuar me një ekzemë fortë (një çrregullim të lëkurës që manifestohet si njolla të kuqe shoqëruar me një kruarje intensive), trajtimi konsistonte në aplikimin e një kremi.

Stephanie filloi trajtimin menjëherë pasi pediatri i dha recetën.

Për disa ditë, acarimi u zhduk plotësisht, megjithatë, pas një kohe u kthye edhe më fort, kështu që nëna mendonte se ndoshta duhej të vazhdonte të aplikonte trajtimin.

Më vonë, ata kuptuan se foshnja ishte tepër e ndjeshme ndaj shumicës së produkteve që përmbajnë kimikate.

E kështu prindërit vendosën të braktisin përdorimin e çdo gjëje që mund t’i shkaktonte atë siklet.

Për fat të keq kjo nuk ishte e mjaftueshme, pasi trupi i foshnjës kishte filluar të mbulohej me njolla të kuqe, lëkura e tij ishte e nxehtë dhe qante vazhdimisht në dhimbje.

Prindërit nuk e kapnin dot, sepse çdo lloj fërkimi shkaktonte tek fëmija vuajtje të mëdha.

Sa më shumë që mjeku shtoi dozën e trajtimit, ose rekomandoi diçka më të fortë, aq më shumë fëmija u përkeqësua.

Erdhi dita kur foshnja pushoi së ngrëni, humbi shumë në peshë, filloi të humbte flokët dhe dukej i dobët dhe i lodhur.

Gjendja e tij ishte shumë delikate, mjekët e konsultuar dhanë mendime të ndryshme, por askush nuk mundi të gjente një ilaç efektiv për foshnjën që të bëhej më mirë.

Madje ata thanë edhe se qumështi i gjirit është duke e helmuar atë, e këto fjalë ishin plotësisht shkatërruese, shkruan ShkodraNews, sepse Stephanie-s në praktikë i kishin thënë se ajo ishte shkaku i vuajtjeve të fëmijës së saj.

Asnjë kurë nuk ishte efektive dhe nuk kishte mbetur asgjë për të bërë.

Djali i vogël, pas disa ditëve të shtrimit në spital, u kthye në shtëpi, por gjendja e tij ishte shumë shqetësuese, lëkura e tij nisi të binte erë të keqe dhe simptomat nuk u ndalën.

Stephanie humbi 10 kilogramë dhe burri i saj duhej të bënte dy punë për të mbuluar shpenzimet mjekësore, pasi gruaja ndaloi ushtrimin e profesionit të saj për t’ju përkushtuar plotësisht Isaia-s të vogël.

Gruaja flinte dhe pushonte shumë pak, të dy prindërit u shkatërruan teksa shikonin djalin e tyre të vuante kështu.

Një ditë, ndërsa babai i tij po bënte hulumtime mbi efektet anësore të steroideve, e ëma zbuloi se zhytja e foshnjës në ujë mund ta bënte atë të qetësonte pak dhimbjen.

Në atë pikë, ata morën vendimin për të pezulluar trajtimin, sigurisht, së pari ata u konsultuan me një mjek tjetër i cili u dha pëlqimin e tij.

Për fat të mirë, kjo metodë dha rezultate të mëdha dhe, pak nga pak, foshnja filloi të përmirësohej, shkruan ShkodraNews. Sot prindërit e tij ndajnë historinë e tyre me prindërit e tjerë për të parandaluar që e njëjta gjë të ndodhë me fëmijët e tjerë.

ShkodraNews shkruan se tani, Isaia i vogël është një fëmijë shumë i fortë. Ndoshta gjendja e fëmijës u përkeqësua për shkak të trajtimit dhe diagnozës së dobët të pediatërve; trajtimet e shumta gati sa nuk e vranë.

Jeta për këtë djalë të vogël ka ndryshuar në mënyrë dramatike, për një vit të tërë prindërit e tij nuk mund ta merrnin as në krahët e tyre, por tani, e vetmja gjë që ata bëjnë është që të gëzojnë sa më shumë çdo moment me të.

Kjo histori na mëson se kurrë nuk duhet të heqim dorë dhe se duke u informuar dhe duke bërë kërkime më të hollësishme mund të gjejmë zgjidhjen e problemeve tona. Stephanie është një nënë që ka rrezikuar të humbasë fëmijën e saj për një vendim të gabuar, pasi ishte e kënaqur me një diagnozë pa u përpjekur të shkonte pak më tej, por për fat të mirë ajo arriti, së bashku me bashkëshortin e saj, të gjente zgjidhjen për fëmijën e tyre.

Stephanie shpreson që të gjithë prindërit mund ta njohin historinë e saj, në mënyrë që të marrin masa paraprake. Ndani këtë histori me një fund të lumtur në Facebook. Përshtati: ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com