Loading...

Shqiptari me Lancia i ikën policisë, kur e kapin befason policinë me arsyen: Kisha frikë se…

Nje shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ka care postbllokun e policisë dhe eshte larguar me shpejtësi sketerre.

Por nuk i ka zgjatur shume arratia. Ngjarja ka ndodhur në Legnano dhe ka për protagonist një shqiptar 21 vjecar, i cili udhëtonte me një makinë tip Lancia, dhe nuk iu përgjigj shenjës së karabinierëve për të ndaluar. Policia i vihet nga pas, ndërkohe që shqiptari në timon, devijoi dhe u pozicionua në mes të karrexhatës duke shtuar shpejtësinë.

Ai ndalohet pas një kohe ndjekje, ndërkohë që policia kishte kërkuar edhe përforcime. Kur e kontrolluan zbulon se makina ishte pronë e dikujt tjeter.

Kontrolli nuk i zbuloi asnjë që mund ta vinte para ligjit, ndërkohë që shqiptari ka befasuar policinë teksa ka shpjeguar se kishte frikë se mos makina kishte probleme me dokumentet, pasi nuk ishte e tija. Tani duhet të përgjigjet për shkeljen e bërë, që nuk i ndaloi policisë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com