Loading...

Flet i riu nga Shkodra: Heroina më shkatërroi, ju lutem më ndihmoni

Riad Celufaj është një 24 vjeçar nga Shkodra i cili prej 6 vitesh drogohet me heroinë ai e nisi përdorimin e drogës kur ishte vetëm 18 vjeç. Mjaftoi të shkonte në një sallë lojërash në Shkodër dhe aty u njoh me një përdorues droge. Gradualisht nisi ta përdorte heroinën derisa ka ardhur në ditët e sotme duke shkatërruar totalisht jetën e tij. Kjo është historia që tregon vetëm shkodrani. I gjendur në vështirësi pas vjedhjeve, borxheve, ndarjes nga familje e shumë problemeve të tjera, vetë ai tregon se tashmë ka vetëm 1% shpresë për të nisur një jetë të re. Riad Celufaj po tenton ta bëjë këtë sepse prej 6 muajsh ai është shkëputur nga droga dhe tashmë kërkon ndihmën e të gjithë shoqatave, institucioneve shtetërore apo kujtdo që mund të kujdeset për të.

“E kam nisur 18 vjeç kur shkova në një sallë lojërash. Takova një djalë. U njoha me të dhe nisa ta përdor heroinën. Në atë kohë më tërhoqi dhe për 6 vite nuk u ndava më duke krijuar varësi të madhe prej saj. Sot pas 6 vitesh ndodhem në vështirësi të madhe sepse jam ndarë më familjen dhe jam drejt shkatërrimit të plotë. Familja ndodhen në Francë dhe prej 9 muajsh s’kam komunikim. Babai më ka vdekur dhe jam i vetëm këtu. Unë edhe kam vjedhur, ka hyrë borxh tek të gjithë dhe i kam mërzitur të gjithë. Tani ajo që kërkoj është një ndihmë nga shoqatat ose shteti. Dua ose një punë të rregullt dhe të nis një jetë të re ose të largohem nga Shqipëria. Mjekët më kanë thënë se nëse iki nga Shqipëria, pra nga vendi ku kam përjetuar vuajtje të mëdha atëherë shanset për t’u shkëputur nga droga janë të mëdha, nëse qëndroj këtu është shumë më e vështirë sepse të kujtohen gjërat. Kërkoj ndihmën e të gjithëve që munden të më ndihmojnë”.

Riad bën një apel edhe për të rinjtë e sotëm që mund të jenë përdorues droge ose sapo kanë nisur ta përdorin.

“I bëj apel që të shkëputen sa më parë nga droga. I them të rinjve t’më shohin mua se si jam shkatërruar. Kur njoh ndonjë dhe i shoh në hapat e para mundohem me fjalët e mia që t’i tregoj dhe t’i them historinë time se si jam shkatërruar. Unë kam vetëm 1% shpresë që të nisë një jetë të re. 99% jam i humbur. Kam humbur familjen, miqtë, shokët, të afërmit dhe këdo që më ka dashur. Jam krejt i vetëm ndaj dua ndihmë dhe t’i rikthehem jetës normale sepse nuk kam zgjidhje tjetër”./ShkodraNews

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com