Loading...

U zbuluan skandalet seksuale, vjen deklarata e fortë

Vatikani njoftoi nëpërmjet një deklarate se abuzimet seksuale të klerit katolik, që përmenden në një raport të sapo lëshuar nga një juri e madhe në Shtetet e Bashkuara, janë kriminale dhe moralisht të dënueshme.

Në deklaratën e lëshuar të enjten vonë thuhej gjithashtu se Papa Françesku qëndron në anën e më shumë se një mijë personave të viktimizuar për dekada të tëra në shtetin e Pensilvanisë.

“Ati i Shenjtë e di se kjo mund të shkundë besimin e njerëzve të kishës. Ati i Shenjtë, siç e ka treguar edhe në Kili, vendos përpara viktimat dhe do që t’u bëjë të ditur se ai është në anën e tyre. Ai dëshiron gjithashtu që kisha të dëgjojë viktimat në mënyrë që të çrrënjosim atë që ka qenë një tmerr tragjik dhe diçka që ka shkatërruar jetën e shumë njerëzve të pafajshëm”, tha zëdhënësi i Vatikanit Greg Burke.

Të enjten një organizatë e peshkopëve katolikë bëri thirrje për një hetim të udhëhequr nga Vatikani lidhur me akuzat për abuzim seksual nga ish-kardinali i Washingtonit Theodore McCarrick.

Në fund të muajit të kaluar Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit McCarrick, pas akuzave se ai kishte abuzuar seksualisht me fëmijë e të rritur të shkollave për priftërinj, prej dekadash.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com