Loading...

Ooo sa e rëndë! Vajza 7-vjeçare i rrëshqet prindërve nga dora dhe mbytet në liqen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Gramshit, ku është mbytur në liqen një vajzë 7 vjeçare.

Mësohet se vajza 7 vjeçare ka rënë aksidentalisht rënë në liqenin e Banjës.

Vajza ishte e shoqëruar nga familjarë por duke ecur buzë kodrës në fshatin Trashovicë ka rrëshqitur pa dashje dhe ka rënë në rezervuarin e liqenit të Banjës. Te afërmit të alarmuar janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë, por thellësia dhe terreni i vështirë i vendngjarjes e ka bërë të pamundur të nxirret nga liqeni.

Nga Informacionet e para që vijnë nga vendi i ngjarjes thuhet se ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit dhe janë njoftuar forcat polumbare të qarkut Elbasan për të bërë të mundur nxjerrjen e vogëlushes.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com