[sgmb id=”1″]
Psikologia Aurora Cici, e cila thote se punon prej 7 vitesh ne kopshtin privat “Kater Stinet”, tregon se denoncimi per dhunen e nje femije ne kete kopesht eshte rasti i pare qe ka ndodhur ne kaq vite sa ajo e njeh kete institucion.
Megjithate, ajo e pranon se femija eshte rrahur nga edukatorja.
“Kur erdhi Policia ne dorëzuam pamjet për bashkëpunim. Rasti është i vërtetë, ka ndodhur. Ka fragmente të vogla, por jo dhunë të madhe fizike”, tha psikologia per “News24”.
Arrestimi
Policia bën me dije se në pranga u vu edukatorja 30-vjeçare me inicialet D.R. Kanë qenë prindërit e dy fëmijëve, nënat, që të shqetësuara nga reagimi i të vegjëlve të tyre bënë denoncimin ndaj edukatores.
Pas arrestimit, u bë edhe sekuestrimi i kamerave filmike për të verifkuar se çfarë ka ndodhur konkretisht. “Panorama” meson se edukatorja quhet Denida Rexhepi.