Loading...

Çfarë po ndodh…?! Mali i Zi ‘rreshton’ ushtrinë në kufi me Shqipërinë

Kalimi i emigrantëve klandestinë prej Shqipërisë drejt vendeve të BE ka vënë në alarm Malin e Zi. Ministria e Mbrojtjes së këtij shteti ka bërë të ditur se prej të enjtes ushtria është vendosur në kufirin me Shqipërinë për të ndaluar kalimin e emigrantëve që vijnë prej zonave të luftës.

“Kufiri do të kontrollohet nga patrulla policore të përziera të Policisë dhe Armatës së Malit të Zi, kryesisht për të parandaluar kalimet e paligjshme të kufirit shtetëror me Republikën e Shqipërisë, si dhe veprime të tjera të paligjshme në kufi dhe në zonën kufitare” , thuhet në deklaratën për mediat.

Po ashtu saktësohet se nisma është marrë në bazë të vendimit të këshillit të mbrojtjes dhe të sigurisë.

Ndërkohë dhe në Shqipëri është forcuar kontrolli kufitar. Vetëm në datën 8 gusht janë ndaluar 16 emigrantë që ishin nisur prej Sirisë dhe Irakut për të kaluar drejt vendeve të BE. Në të njëjtën zonë në datën 3 gusht janë ndaluar dhe 14 të tjerë.

Pas shoqërimit në komisariat ku japin dëshminë emigrantët dërgohen në qendrën e azilit. Por shpesh dhe prej aty gjenden rrugët për të vazhduar tentativën e kalimit në vendet e unionit.

Për shkak të situatës së krijuar kreu departamentit për mbikqyrjen e kufirit shtetëror të Malit të Zi paralajmëroi në muajin maj ngritjen e një muri me tela. Por që tashmë duket se pengesë do të bëhet ushtria.

Edhe Komisioni Evropian ka marrë në diskutim situatën e krijuar. Për këtë qëllim u propozua dhe prezenca e 30 forcave të Fronteks në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Por dhe mes vendeve të BE debati ka mbetur i hapur. Ku propozimi për shpërndarjen e drejtë të azilkërkuesve dhe ideja e qëndrimit në vendin e parë mbeten molla e sherrit për shtetet më të mëdha të unionit .

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com