Loading...

Deputeti i PD-së me 305 m2 vilë dhe tre biznese, në publik derdh lot për të varfrit

Ai është një nga deputetët e opozitës që flet me gjuhë të thjeshtë, dhe vulgare kur vjen puna për varfërinë. Por në fakt, deputeti i PD-së, Myslim Murrizi nuk hyn te varfanjakët e politikës. Mbi pagën, shteti i ka dhënë 1.1 milionë lekë karburant, 464 mijë lekë telefon, 187 mijë lekë pagesa komisioni, 1.1 milionë lekë dieta e fjetje në hotele. “Nuri Beu” i Lushnjës, për popullin “lotë, për vete vilë 305 m2, 3 biznese, 5 dyqane, 8 shtëpi, 12 mijë m2 tokë, 2 makina 100 mijë euro dhe 8 llogari bankare. Nga ndihmës traktorist i dytë në fshat, në pasanik i zonës.

Pasuria e deputetit Myslim Murrizi

  1. Të ardhura nga ndarja e dividentit si ortak i shoqërisë “Justiniani i Parë” me 30%, vlera 515 mijë euro.
  2. Pronar i një makine “Toyota Land Cruiser” blerë më 2014 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 78 000 euro.
  3. Të ardhura neto nga paga si deputet: 420 593 lekë; rimbursim karburanti 109 333 lekë; rimbursim telefoni 46 467 lekë; honorare nga komisionet parlamentare 18 700 lekë dhe dieta e akomodime 112 875 lekë, në total 707 968 lekë
  4. Bashkëshortja, Shqiponja Ago, pronare me 100 % e një makine “Toyota Rav4” blerë në vitin 2012 me të ardhura nga aktiviteti privat i familjes, 20 500 euro.
  5. Pronar me 100 % i një shtëpie banimi 3 kate me sip. 305.15 m2 plus garazh 93.4 m2 ndërtuar në vitin 2001. Vlera e shtëpisë, vlera 62 640 000 lekë, ndërtuar me të ardhura nga kredia si deputet në 1997-2001, 2 500 000 lekë, shlyer aktualisht; të ardhura nga shitja e shtëpisë 120 m2 në Lushnjë në vitin 2000, vlera 2 800 000 lekë si dhe të ardhurat si deputet.
  6. Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 32 m2, pjesë takuese e shtëpisë por e regjistruar me certifikatë pronësie më vete, rivlerësuar më 20.11.2009, vlera 1 392 000 lekë.
  7. Pronar me 100 % i një shtëpie banimi me sip. 128 m2 blerë në vitin 2012 në Durrës me të ardhura nga aktiviteti privat, 9 541 120 lekë, rivlerësuar më 20.01.2012, 21 197 800 lekë.
  8. Pronar me 50% (pjesë e regjimit martesor 50% me 50% me bashkëshorten) e një shtëpie banimi me sip. 87.71 blerë në vitin 2005 në Kryemëdhenj, Golem, Kavajë, certifikata e pronësisë marrë më 21.08.2017, paguar me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 7 700 000 lekë, rivlerësuar më 21.08.2017, vlera 7 718 940 lekë.
  9. Pronar me 100% i 5 njësive tregtare, me sip. 414.3 m2 në Kavajë përfituar si ortak i shoqërisë “Murrizi 2009” me kontratë dhurimi më 31.12.2014.
  10. Pronar me 100% i 6 apartamentne banimi, me sip. totale 662.37 m2 në Kavajë, përfituar si ortak i shoqërisë ”Murrizi-2009”, me kontratë dhurimi më 28.09.2017.
  11. Pronar me 100% i një toke arë me sip 4031 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991, certifikata e pronësisë marrë më 15.12.2004.
  12. Pronar me 100% i një toke arë (vresht) me sip. 500 m2 në Lushnjë përfituar nga ligji 7501 i citit 1991, certifikata e pronësisë marrë më 15.12.2004.
  13. Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 2600 m2 në Lushnjë, përfituar me kontratë dhurimi, certifikata e pronësisë marrë më 14.09.2005.
  14. Pronar me 100 % i një toke arë me sip. 1000 m2 në Lushnjë, me certifikatë pronësie 30.01.2007, blerë në vitin 2007 me të ardhura nga aktiviteti privat, vlera 500 000 lekë.
  15. Bashkëshortja, Shqiponja Ago, pronare me 100 % e një toke arë me sip. 3200 m2 në Shkumbin, Lushnjë, përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.
  16. Gjendja cash, 1 432 000 lekë.
  17. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 265 euro.
  18. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 20 716 lekë.
  19. Viza Card në një bankë të nivelit të dytë, 113 euro.
  20. Vajza, Anxhela Murrizi, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 040 972 lekë.
  21. Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë në emër të djalit, 1 078 651 lekë.
  22. Gjendja e llogarisë bankare në Union Bankë, 268.4 euro. Gjendja e llogarisë bankare në Union Bankë, 295 518 lekë.
  23. Vajza, Anxhela Murrizi, gjendja e llogarisë bankare në Union Bank, 1 019 300 lekë.
  24. Gjendja e llogarisë bankare në emër të djalit në Union Bank, shtesë nga interesat 11 789 lekë, gjendja aktuale 10 000 euro./korrieri
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com