Loading...

Tre vjet pa Bert Verrian/Nga Genc Demiraj

Tre vjet pa Bert Verrian.

Sot u bënë tre vjet pa Bertin, Albert Verrian e madh…Ai iku siç dinte dhe donte të ikte ai, pa bujë e zhurrma te mëdha…sa thua se nuk donte të shqetësonte dhe ti prishte pushimet askujt…Iku i qetë dhe paqësisht sa që na zhgënjeu dhe na habiti te gjithëve…Prisnim të na parapërgatiste ikja e tij, të na mobilizonte dhe veshët të na buçisnin nga bataret dhe brritma komanduese :Qazo zjarrrrr…Qazoooooo zjaaarrrrrrrrr…. Por jo.
…Me Bertin , personalisht , njohjet i kam patur te herëshme…diku nga fundi i viteve ’70, në studiot dhe koridoret e teatrit. Ai i madhërishmi “Kapedan” dhe une fëmija amator në teatër…Nuk na distanconte, në asnjërast as mosha, as gjeniu aktor, as deputetlleku i tij dhe as qënia drejtor i teatrit në mbyllje te karrieres së tij…për mua dhe këdo ai ishte …Berti. Me vone, dhe deri sa mbylli sytë, na e forcoi akoma më shumë këtë miqësi bashkëpunimi në televizion…Ishte i dashuruar gjer në pafundësi me kamerën dhe nuk donte per asnjë moment ti anashkalonte përballjes me të, të kuptohemi jo si i ftuar apo i intervistuar ( mos o zot ti kërkoje diçka të tillë )…Ishte i mbushur plot idè dhe skenarë te shumte dhe mezi priste ti realizonte të gjitha. Gëzohej si femijë kur diçka vinte në vijë , fërkonte duart kënaqur duke thënë : faaantaastikeee…do ta realizojmë ashtu siç duam…Dhe lumturohej, i madhi Bert, paçka se shumë prej dëshirave nuk ju realizuan, i bëhej zemra mal me çdo gjë të bukur që kish art…nuk përtonte dhe as nuk thosh që u lodha kur punohej për një gjë të tillë , ku do dhe kur do që të ndodhte, mjaft që të realizohej artistikisht bukur…
…Sot u bënë tre vjet pa Bertin , “kapedanin” e teatrit dhe kinemasë shqiptare, artistin që na dhuroi qindra role të realizuar mjeshtërisht dhe që fatmirësisht na e zbusin , jo pak, dhimbjen dhe boshllëkun e mosqënies së tij…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com