Parku Kombëtar i luginës së Valbonës në Shqipëri është një nga pjesët më të bukura të Alpeve shqiptare.
Ambasada Gjermane në Tiranë ka bërë të ditur se vitet e fundit Valbona është kthyer në një oaz për turistët gjermanë të apasionuar për ecje alpine. Deutsche Welle i ka kushtuar një reportazh kësaj pjese turistike, ku vizitorë gjermanë kanë folur për përjetimet dhe bukuritë e natyrës Shqiptare.
“Është natyrë shumë e bukur si dolomitet me male të thepisur. Herën e fundit ishim tek lugina e Jezercës. Një pamje spektakolore me malet dhe liqenet. Jemi të surprizuar se ka më shumë bujtina se para 2 vitesh. Gjatë rrugës mund të blesh plot gjëra për ngrënë dhe për të pirë. Infrastruktura është e mirë”, -shprehet turisti gjerman.
“Ka shumë barinj dhe stane, ku ne kemi blerë djathë, kos dhe qumësht”, -thotë një tjetër turiste gjermane./atsh
https://www.facebook.com/dw.shqip/videos/1915430705167487/?t=0