Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë tronditi sot në mbrëmje qendër-lindjen e Italisë, sipas Institutit kombëtar të Gjeofizikës dhe të Vullkanologjisë (INGV), por ende nuk ka asnjë informacion për dëme të mundshme apo viktima.
Tërmeti u regjistrua rreth orës 20:19 (18H19 GMT) në afërsi të Montelcifone, në Molise, në një thellësi rreth 9 kilometra, sipas raportimeve të para të Institutit. Po në të njëjtën zonën u regjistrua një tërmet 4,2 ballë në muajin prill dhe një tjetër 4,7 ballë të martën në darkë, por pa shënuar viktima vetëm me dëme të lehta.
E vendosur midis pllakës euro-aziatike dhe pllakës afrikane që e orienton drejt Ballkanit në veri, Italia një pjesë e madhe të territorit të saj e sheh shpesh të kërcënuar nga një rrezik i lartë sizmik.
Mijëra lëkundje tërmeti regjistrohen çdo vit, megjithëse pjesa më e madhe e tyre nuk ndihet nga popullata./atsh