Një aeroport i tërë është vënë nën alarm në Greqi, pas një thirrjeje për bombë. Siç shkruajnë mediat greke, në aeroportin e Chania te Kretes një avion është detyruar të bëjë një ulje të detyruar pas një thirrjeje me bombë.
Sipas informacioneve, avioni i cili ishte duke kryer rrugën nga Egjipti në Gjermani (Dusseldorf-Hurghada), ka marrë telefonatë në lidhje me një kërcënim me bombë, kur ai u ul në aeroportin e Chania.
Aeroplani i takon një kompani gjermane dhe mbart 281 pasagjerë, të cilët po zbresin aktualisht.
Avioni është i parkuar në mes të aeroportit dhe bazën ajrore në Souda, ndërsa forca të fuqishme policore, jane përfshirë edhe TAE dhe forcave speciale në kontrollin e avionit.