REFUGJATI ME PUSHIME 🙂
Refugjati neper bote,
kthehet tek e shtrejta toke.
Kthehet prap ne Shqiperi,
ne mes njerezve te tij.
Me makine si zog ne bote,
ne vendlindje ,faap ne grope .
Rruga qe e çon ne fshat,
gropat po e zinin mat.
Shkon te pije nje birre te ftohte,
sheh çmim, pritet fuqia,
Sikur akulli i birres
kishte ardhe nga Siberia.
Mer nje frut mer nje banane,
para se te vinte darka.
Kerkon kosh per mbeturina
se ne dore i ngeli zhapa.
Shkon te freskohej me uje
se ishte nje vape behari,
por nuk kishte asnje pike
se i kish ikur orari.
Per ne plazh u nis te shkonte,
nga t’ja mbante si t’ja bente
Ne det derdheshin halete,
me tej, çmimet tek rete.
Eshte krize , jemi stresuar,
dhe e vene koken ne duar.
Kemi s’kemi eshte zakoni,
te ca njerez do uruar.
Ka bere dasem çuni i lagjes
do shkuar me nje dhurate,
Komshija njeri i mire
do renkuar ndjese paste.
Me moren ne telefon,
qe te pinim nje kafé,
Vjen nga jashte me thane, paguaj.
Se eshte krize ketu tek ne. !
Ecja xhiro trotuarit,
kur degjoj nje ze nga mbas:
– Na fal ne, ndonje euro,
te keqen, zoti te falte.
Po mua, tha nje polic,
si s’me dhe gje per te pire.
Atehere paguaj gjoben,
gjoba eshte dy shishe birre.
Nga merzitja shkova jashte,
u bera per hall te pikes,
Sa me pa nje qe me njohu
– kur ke ardhur , kur do ikesh .?
Erdha dje dhe iki sot
madje do nisem me nat’,
se te gjithe dashkan te hane,
nga i “shkreti refugjat”…
Bledar Mucaj