Loading...

SHBA – Trump: Fake news janë parti opozitare

Presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të kritikojë mediat edhe pse qindra gazeta në të gjithë vendin u koordinuan në publikimin e editorialeve për mbrojtjen e lirisë së shtypit.

”MEDIA E LAJMEVE TË RREME ËSHTË PARTIA E OPOZITËS, “Trump shkruan në Twitter.
”Kjo është një gjë e keqe për vendin tonë të madh… POR NE DO FITOJMË!”, shton presidenti me gërma kapitale.
Më shumë se 350 media amerikane botuan sot editoriale që kundërshtojnë sulmet e presidentit Donald Trump ndaj shtypit të lirë, pas nje thirrjeje nga ”Boston Globe” për një fushatë mbarëkombëtare.
Trump shpesh i përshkruan artikujt që e kritikojnë atë ose publikojnë informacione denigruese për të si “lajme të rreme” (fake news) dhe e ka cilësuar median si “armikun e popullit” në shumë raste.
“Zëvendësimi i medias së lirë me media që kontrollohet nga shteti ka qenë gjithmonë gjëja e parë që biznesi i kërkon çdo regjimi të korruptuar që vjen në pushtet”, shkruan ”The Globe”./ atsh
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com