Aretha Franklin, ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare. Franklin vdiq të enjten në vendlindjen e saj Detroit, pasi ishte prej kohesh me probleme shëndetësore te ndryshme.
Shendeti i saj u perkeqesua gjatë javës së kaluar.
Ajo ishte një këngëtare dhe kompozitore amerikane. Franklin e nisi karrierën e saj që fëmijë që këndonte ungjillin në Kishen New Bethel Baptist në Detroit, ku babai i saj, C. L. Franklin, ishte ministër.
Në vitin 1960, në moshën 18-vjeçare, ajo nisi një karrierë laike, duke regjistruar për Columbia Records, por vetëm duke arritur sukses modest.
Pas nënshkrimit të kontrates se saj me Atlantic Records në vitin 1967, Franklin arriti suksese te njepasnjeshme në treg me këngë të tilla si “Respect”, “(You Make Me Feel Like) A Natural Woman”, “Spanish Harlem” dhe “Think”.
Deri në fund të viteve 1960 ajo kishte fituar titullin “Mbretëresha e Shpirtit”.
Ajo kendoi në inaugurimet e tre presidentëve – Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama. Presidenti Xhorxh W. Bush e nderoi Franklin me Medaljen Presidenciale të Lirisë në vitin 2005.