24-vjecari Ritvan Zykaj, autor i vrasjes së tetë personave në Resulaj të Vlorës, pak minuta pas ngjarjes mësohet se i ka telefonuar policisë në numër 112. Për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata u kap nga Policia e Fierit. Zykaj i tha sallës operative për krimin që kishte kryer dhe kërkoi të vete dorëzohej. Në këtë moment, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin ka dhënë shpjegime.
Sipas të njëjtave burime, Zykaj nuk bëri tjetër tentativë për t’u lidhur me policinë dhe për t’u dorëzuar. Ai qëndroi në arrati për rreth 12 orë në një zonë me shkurre në periferi të Selenicës. Vrasësi i kushërinjve u diktutua përmes dylbive rreth orës 05:00 të mëngjesit të 11 Gushtit. Forca të shumta policie e rrethuan dhe i bënë thirrje të dorëzohej. Zykaj hodhi kallashnikovin dhe u arrestua pa bërë rezistencë.
Ritvan Zykaj vrau më 10 Gusht 8 kushërinj të tij të parë të fisit Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Gjykata e la atë në burg për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave. Hetuesve ai u tha se kushërinjtë e akuzonin për vjedhjen e pulave, gjë të cilën ai e mohonte, dhe për këtë arsye i vrau me kallashnikov. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8 vjeç./tvklan.al