Një italian që kishte ardhur për pushime në vendin tonë, u kap nga policia në Portin e Durrësit. Piero Mormina, 60 vjeç, kishte fshehur një sasi prej 6 kg kanabis në makinën e tij tip Fiat.
Njoftimi i plotë:
Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian. Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin: Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.