Të gjithë shqiptarët që janë të interesuar për të aplikuar për vizë turistike në SHBA, atëherë nga sot e tutje do të kenë një kusht më pak për të plotësuar. Në një njoftimt të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se, tani nuk ka nevoje as per garanci financiare, as per dokumente te tjera ne mbeshtetje te aplikimit.
“Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”- njofton amabasada.
Postimi i ambasades
Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi! 👉 #PyetAnnën