Mafia e plehrave kap Lulzim Bashën, pas heshtjes për kokainën e Durrësit, mbyll gojën edhe për ngritjen e fabrikave për djegien e plehrave që do të helmojnë popullatën, paratë do të ndahen mes kokave të politikës, në lojë edhe ish-ministra të LSI
Kur është puna për para dhe pazare Lulzim Basha nuk fle gjumë. Mafia e plehrave ka kapur me shpejtësi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas heshtjes për kapjen e 613 kg kokainë në Durrës, për shkak të disa mesazheve që mori nga Edi Rama dhe përfaqësues të karateleve nga Kolumbia, Lulzim Basha ka mbyllur gojën edhe për ngritjen e fabrikave për djegien e plehrave apo siç duhen ndryshe inceneratorët, përmes të cilëve kokat e krimit dhe korrupsionit të politikës do të helmojnë shqiptarët, duke ndarë fitimin sipas rolit në projektin mafioz të radhës.
Për disa muaj me radhë, Lulzim Basha u shpalli luftë fabrikave të djegies së plehrave, pas të cilave fshiheshin ministra të Edi Ramës, ish-ministra të Ilir Metës, ish-ministra të Sali Berishës dhe disa biznesmenë, të cilët përdoren nga politikanët si doreza për pastrimin e parave të korrupsionit dhe trafiqeve. Basha mobilizoi gjithë grupin e tij kundër inceneratorëve të plehrave dhe kërcënoi me trazira. Basha akuzonte Edi Ramën si pjesë e planit për helmimin e shqiptarëve, ndërsa Edi Rama vetëm buzëqeshte.
Në një nga daljet e tij të shumta, Basha tha: “Denoncojmë një aferë të tmerrshme kriminale. Sektori i plehrave dhe i mbetjeve është sektor ku Edi Rama do të lërë dorë të lirë kriminelëve. Po ecën me strategjinë e inceneratorëve, që është shkatërruese për vendin. Rama po kthen Shqipërinë në kazan plehrash. Pas inceneratorëve të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës fshihet Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Momentalisht është ai i Fierit, Elbasanit dhe Tiranës. Të tria kontrollohen nga i njëjti person që shërben si figurim për të fshehur pronarët e vërtetë. Pronarët e vërtetë janë Arben Ahmetaj dhe Edi Rama. Vetëm ata mund t’i jepnin 4.8 mln euro ndërtuesit të inceneratorit të Fierit pa nisur punë.
Nga 11 milionë euro që është buxheti i vitit për mbetjet, 10 milionë i marrin vetëm këta të tre, Fieri, Tirana dhe Elbasan Bëhet fjalë për 400 milionë euro që do të paguhen nga shqiptarët për ndërtimin e inceneratorëve në 20 vjet. I bëj thirrje KLSH-së dhe prokurorisë të hetojnë. Kjo është aferë kriminale dhe mafioze. KLSH e Prokuroria të nisin menjëherë hetimin për të zbuluar këtë aferë që zhvat shqiptarët”.
Por ka disa javë që Lulzim Basha nuk flet më kundër fabrikave të djegies së plehrave? Pse nuk flet? Mos vallë është anuluar projekti për ndërtimin e inceneratorëve? Jo. Mafia e plehrave kapi kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, duke i dhënë pjesën e tij të fitimit në këtë projekt mafioz. Së dyti, Basha e kuptoi se pjesë e këtij projekti mafioz ishin njerëz të Ilir Metës, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Basha mbylli gojën e ka pas se pjesë e projektit mafioz nuk ishte vetëm Edi Rama me njerëzit e tij, por edhe Ilir Meta dhe Sali Berisha me bandat e tyre. Këtë gjë ia tha në sy edhe një deputet i tij, Mylsym Murrizi.
Në një mbledhje ku i pranishëm ishte edhe Sali Berisha, Murri i tha Bashës: “Duhet të themi dhe të mos fshihemi se administrator e kësaj është nëna e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Fabian Topollaj, ortak i kësaj firme është vëllai i deputetit Keltis Kruja dhe vëllai i deputetes Reme Lala… Deputetët duhet ta dinë se kjo firmë është krijuar në 3 mars 2017 kur ne ishim në çadër…ndërkohë që tenderi është marrë në dhjetor 2017. Gjithashtu edhe një i afërm dhe shofer i Ridvan Bodes është administrator kryesor në inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit. Atëherë për çfarë standardesh flasim”.
Krahas fabrikave të djegies së plehrave, Rama dhe Basha kanë finalizuar pazarin edhe për shembjen e Teatrit Kombëtar, rrëmbimin e pronës publike dhe ndërtimin e gjashtë kullave, të cilat do t’i ndajnë me njeri-tjetrin. Rama do të nisë ngritjen e kullave këtë vjeshtë, ndërsa Basha ka marrë përsipër të sabotojë betejën për rrëzimin e ligjit në rrugë ligjore. Këto ditë, Rama ka urdhëruar zbatimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të kaluar në llogari të vjehrrit të Lulzim Bashës mbi 20 miliardë lekë, për pallatin që i prishi në Vlorë, me lejen e Bashës./Pamfleti