Nga faza përgatitore,tek ndeshjet miqësore,merkato dhe premiera e kampionatit. Traineri i Flamurtarit Ilir Daja,ndalet në gjithçka në intervistën e tij.
Faza përgatitore sipas trainerit është zhvilluar,ndikuar edhe nga kushtet disi me vonesë,por edhe ndeshjet miqësore,nuk ishin ato që vetë Daja do të dëshironte duke parë edhe kundërshtarët me të cilët vlonjatet u përballën në dy ndeshje miqësore gjatë qëndrimit në Greqi.
“Merkato vijon, dhe deri në mbyljje të saj,do të ketë sërish levizje në afrime.”
Daja nuk kërkon të përmend emra,sipas tij edhe në respekt të lojtarëve aktual në gjirin e skuadrës,por diskutimet vijojnë dhe bisedime ka patur. Madje edhe të rëndësishme,dhe ndoshta shpejt do të ketë zyrtarizime.
Referuar ish lojtarit të Kuksit Elton Kale,traineri Daja nuk kërkon të bëj komente,ndërsa referuar takimit të parë me Teutën,për Dajën,gjithçka nis e barabartë tek të gjitha skuadrat.
Flamurtari e nis kampionatin të dielën në Durrës përball Teutës,ndërsa skuadra ka ende nevojë për përforcime,teksa priten sërish afrime. Në një skuadër që sipas Dajës do të afrojë vetëm cilësi dhe jo sasi.