Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte nga selia e prefekturës, së bashku me Ministrin e Brendshëm Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio kanë zhvilluar një konferencë për shtyp pas tragjedisë që ndodhi në Genova.
Kryeministri Conte ka shpallur emergjencë 12 mujor. Conte tha se përsa i përket numrit të viktimave nuk ka një bilanc zyrtarë, der më tani janë 39 persona të cilët humbën jetën nga tragjedia e djeshme.
“Numri i viktimave është në rritje, nuk ka ende një bilanc përfundimtar. Tragjedia e papranueshme, do t’i heqim koncesionin shoqërisë që administron mirëmbajtjen e autostradës”, ka thënë ai.