[sgmb id=”1″]
Trajneri i kombëtares sonë Gianni de Biasi ka dalë sot në orën 18:00 në konferencë për shtyp një dite perpara ndeshjes miqesore, te perfaqesueses sone ndaj Luksemburgut e cila dot e zhvillohet ditën e neserme, me datë 4 qershor ora 19:00 në stadiumin “Josy Barthel”. De Biasi, i është përgjigjur interesit të medias, ku theksoi:
“Nuk përgjigjem për gjëra që nuk kanë lidhje fare, flasim për ndeshjen me Luksemburgun dhe për atë me Izraelin. Ky është një një test që nuk duhet nënvlerësuar. Ata që do të jenë në fushë do të kenë një mundësi për të treguar se mund të luajnë ndaj Izraelit, formacioni që do të luajë mund të jetë ai ose jo. Humbja nëntorin e kaluar më ka lënë një shije të hidhur. Atë ndeshje e humbëm sa për faj të arbitrit e sa për fajin tonë, jam i merziturr që nuk është Balaj për arsye dëmtimi. Kace e ka kuptuar që ka gabuar me sjelljen e tij, mendoj se shtë rritur shumë psilologjikisht, ndërsa Xhaka është vetëmënjanuar dhe do të qëndrojë larg për aq kohë sa nuk do të ndryshojë.
Ajo që ka munguar ndoshta ka qenë sjellja për të qenë protagonistë në vazhdimësi. Për ti bërë bërë gjithmonë mirë gjërat në jetë duhet të jesh i aftë që të fokusohesh gjithmonë tek objektivi me të njëjtën uri. Mendoj se nuk kemi qenë të aftë pët të qëndruar në nivelet më të larta. Është në natyrën njerëzore që kur arrin majën e ke të vështirë ta ruash nivelin për një kohë të gjatë. Nuk jam aspak i penduar që qendrova pas Europianit”-përfundoi fjalen e tij Gianni de Biasi.