Mediat boterore raportojne lajmin se ka frike e ankth pasi një anëtare e sapozgjedhur e Kongresit në Meksikë, Azucena Rodriguez Zamora, është rrëmbyer nën kërcënimin e armëve në një autostradë në Hidalgo. Dy burra qëlluan në drejtim të makinës së Rodríguez duke plagosur një asistent, shoferin dhe duke shkaktuar rrokullisjen e automjetit.
Personat e armatosur nxorrën Rodríguez nga makina dhe e detyruan të futej atë në automjetin e tyre.
Rrëmbimi vjen pak më shumë se një muaj pasi kryetari i bashkisë së Naupanit u kap dhe u vra në të njëjtën zonë.
Zonja Rodríguez u zgjodh më 1 korrik për të përfaqësuar shtetin lindor të Veracruz në Kongres për Partinë e Revolucionit Demokratik (PRD).
32-vjeçarja supozohej të merrte detyrën më 1 shtator. Vendi që do të përfaqësojë është një nga më të dhunshmit në Meksikë.
Para se të kandidonte për Kongres, Rodríguez shërbeu si kryebashkiake e qytetit të Tihuatlán në Veracruz