Loading...

Athinë, gjendet i vrarë me plumb në kokë një shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar mbrëmë në Athinë. Sipas mediave greke, ai është gjetur pa jetë pas mesnate, në orën 00:30 në lagjen “Kipseli” Athinë.

Autoritetet deklarojnë se ai ishte qëlluar me plumb në kokë. Sipas policisë greke, shqiptari është vrarë për larje hesapesh, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com