Ka dalë para gjykatës së Fierit, 42-vjeçarja Rudina Kishta, e cila ditën e djeshme dogji banesën e bashkëjetuesit dhe tentoi të mbyste dy vajzat e saj të mitura.
Ajo para gjykatës, ka zbuluar se dhunohej rregullisht nga bashkëjetuesi i saj. Unë ia kam vënë flakën shtëpisë, sepse bashkëjetuesi im prej 6 muajsh më rrihte mua dhe dy vajzat e mia.Unë e kam vënë flakën shtëpisë sepse Ardian Gjika nga Grecallia me të cilin bashkëjetoja prej 6 muajsh ka ushtruar dhune ndaj meje dhe dy vajzave te mitura 6-vjeçare.
Kam 6 muaj që jetoj në kushte të vështira’, ka thënë në gjykatë 42-vjeçarja Rudina Kishta. Ndërkaq gjykata vendosi masën ‘arrest me burg’ për 42 vjeçaren.