Një 25-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi iu gjetën drogë, armë e municione luftarake. Denis Muhametaj nga Llakatundi i Vlorës u arrestua në flagrancë gjatë operacionit të koduar “Mercury”.
Atij iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi, 1260 fishekë pistolete dhe kallashnikovi, 3 motora për mjete ujore, një furgon, një kamionçinë dhe një autoveturë, si dhe 15.7 kg kanabis e 340 kubikë kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra të tjera”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Prodhimi, shitja e narkotikëve”, dhe ”Kultivimi narkotikëve”.
Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar ”Mercury”
Sekuestrohen armë zjarri, municione luftarake, motorra për mjetet ujore, automjete dhe lëndë narkotike
Arrestohet në flagrancë një 25 vjeçar si poseduesi i tyre
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë si dhe në kuadër të një pune disa javore për kapjen e personave që kryejnë veprimtari kriminale dhe që posedojnë armë zjarri pa leje kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ”Mercury”, ku si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Denis Muhametaj, 25 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë.
Në banesën e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Llakatund janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• 1 armë zjarri automatike model 56, 4 krehëra pistolete dhe kallashnikovi.
• 1260 copë fishekë pistolete dhe kallashnikovi
• 3 motorra për mjete ujore me 300 kw fuqi,
• 3 automjete tip furgon, autoveturë dhe kamionçinë,
• 15.7 kg kanabis, 340 kubikë kanabis.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Kontrabanda me mallra të tjera”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Prodhimi, shitja e narkotikëve”, dhe ”Kultivimi narkotikëve”, parashikuar nga nenet 174, 278, 283/1 dhe 284 të i Kodit Penal.