Një takim i klubeve me zyrtarët e FSHF-së ditën e sotme, zbuloi edhe skandalin e radhës në futbollin shqiptar. Me justifikimin se duhej një takim për të përplasur idetë dhe për të dëgjuar klubet cfarë thonë, FSHF dhje Duka miratuan projektin e tyre për të rritur numrin e lojtarëve të huaj për klubet, pra lojtarëve te huaj që zbresin në fushën e lojës.
Rregullorja e mëparshme lejon deri në katër lojtarë të huaj për skuadër që të luajnë njëkohësisht në fushë, por propozimi i ri vjen për shumë më tepër, të paktën gjashtë të tillë dhe klubet aq shumë të “përcëlluara” për të rritur cilësinë e futbollit i kërkojnë federatës ta miratojë këtë. Ky është një pazar i vetë Dukës me klubet dhe sidomos me presidentët pazarxhinj të klubeve tona.
Nuk ka bërë vaki në ndonjë vend tjetër të botës që një federatë u jep shqelmin talenteve të veta. Cdo vend përpiqet të shfrytëzojë kapacitetet e veta dhe t’u japë mundësinë të rinjve të vet, kurse federata jonë me anë rregulloresh të cmendura dhe të pabazuara dhe me propozime që vijnë nga kontigjenti i krimit, dëshiron të zhdukë futbollin kombëtar.
Dhe pasi dëgjoi klubet, “kamikazi” Shulku dhe anëtari i komitetit Edvin Libohova pranuan se KE e federatës do ta miratojë ndryshimin në favor të kërkesës së klubeve, duke i hapur derën kështu lojtarëve të huaj, të cilët vijnë e luajnë në Shqipëri për një kafshatë bukë dhe lënë në stol talentet vendase.
Ky propozim i klubeve dëshmon se presidentëve të tipit Gjici, Halili, Demi, Tavo e shumë të tjerëve, nuk u intereson investimi te ekipet e moshave, por te skuadra e parë dhe që të arrijnë objektivat e tyre, duke tentuar të fitojnë sa më shumë. Sa për talentet, ato nuk duket se i ka në projekt as FSHF e Dukës, përderisa miraton rregullore të tilla që dëmtojnë futbollin vendas dhe të rinjtë shqiptarë.
Ky është padyshim një skandal, një turp mbi të gjitha turpet e FSHF-së dhe presidentit të saj Armand Duka. Me këtë ndryshim në rregullore merr fund futbolli në Shqipëri dhe ai mbetet në duart e matrapazëve dhe botës së krimit. /Pamfleti