Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku problemet familjare çuan në djegien e banesës në fshatin Grecalli.
Rudina Gjika i ka vënë zjarrin shtëpisë së saj pas një debati me bashkëshortin.
Kryefamiljari Adrian Gjika 43 vjeç tha se kishte pasur probleme edhe në të kaluarën me bashkëshortën, madje e kishte dërguar tek familjarët e vet gjashtë muaj më parë.
Ai tha se edhe këtë herë gruaja kishte kërkuar të shkonte tek familja e saj. Adriani mendon se gruaja e tij ka qenë në depresion në momentin që i ka vënë zjarrin shtëpisë.
Shtëpia është shkrumbuar totalisht pavarësisht mbërritjes në fshat të zjarrëfikësve.