Loading...

Po kalonin tek shinat e trenit, aty u ndodh drama e tmerrshme

“Ka vdekur në përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar motrën e tij 6-vjeçare, e cila i kishte ikur nga dora nënës teksa po kalonin shinat e trenit”.

3903452_Treno_investe3903452_Treno_investe2_bimbi_grave_la_mamma3903452_Treno_investe_famiglia_due_bimbi_morti

Kjo eshte nje nga hipotezat qe kane ngritur hetuesit qe po merren me ngjarjen e rende te dites se diele, ku dy femije, moter e vella humben jeten tragjikisht ne sy te nenes se tyre e cila me kot u mundua ti shpetonte.

Ngjarja ndodhi në Brancaleone, në provincën e Reggio Calabria, ku femijet 12 dhe 6 vjecare, Lorenco dhe Julia humben jeten, e nëna e tyre, Simona, 49 vjeç, u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kome në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të Reggio Calabria.

Nëna e dy viktimave të aksidentit te rende ka marre lëndime të rënda në kokë dhe fraktura të shumta.

Gruaja, e ndarë nga burri i saj, me te cilin kishte dy fëmijë, është një shtëpiake, jeton në Milano dhe kishte ardhur me pushime në Brancaleone me femijet dhe partnerin e ri.

550x190x3912091_1748_pipolo3.jpg.pagespeed.ic.gzudCdXanZ

Sipas raporteve paraprake, aksidenti mund të ketë origjinën nga fakti se vajza e vogël i iku nga dora, ndërsa nëna me vëllain e saj 12 vjeçar kaluan ne shinat e trenit. Do merrnin vajzen ta largonin prej aty, por ishte pikerisht ai momenti fatal, kur treni rajonal do të mbërrinte nga Reggio Calabria dhe do të drejtohej në Catanzaro Lido, i cili perplasi familjen, duke vrarë dy fëmijët ne vend.

Prokuroria e Lokrit ka hapur një hetim për aksidentin hekurudhor.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com