Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne Kamze kete mengjes, ku ne oret e para te tij ne oborrin e baneses se nje personi eshte hedhur eksploziv dhe eshte qelluar me arme zjarri. Ja cfare njofton paraprakisht policia:
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.
Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.