Bashkia e Urës Vajgurore po vijon me sigurimin e infrastrukturës së nevojshme rrugore në të gjitha njësitë administrative.
Kështu, pas përfundimit të rrugës së re në Hallaxhias, aktualisht po vijon puna në fshatin Krotinë, ku një tjetër rrugë është asfaltuar. Sipas kryetares së bashkisë së Urës Vajgurore, Juliana Memaj, punimet do të vazhdojnë çdo ditë për ndërtimin e infrastrukturës së re rrugore që do të ndihmojë në zhvillimin e mëtejshëm të këtyre zonave.
Sipas saj, po ndërhyhet me të gjitha mundësitë që zona, të cilat kanë vite në harresë, të marrin përkujdesjen e bashkisë.